RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tria ruse kreu su’lme me ra’keta dhe dronë ndaj Ukrainës

ush’tria-ruse-kreu-su’lme-me-ra’keta-dhe-drone-ndaj-ukraines

Raportohet se ushtria ruse ka kryer sulme me 35 raketa dhe 23 mjete ajrore pa pilot (dronë) në rajone të ndryshme të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në një deklaratë nga llogaria e tij X konfirmoi se ushtria ruse ka kryer sulmet ajrore ndaj vendit të tij.

Duke theksuar se sulmet ajrore janë kryer gjatë natës dhe në mëngjes në rajone të ndryshme, veçanërisht në kryeqytetin Kiev, Zelenskyy tha se “Rusia gjatë natës lëshoi ​​kundër Ukrainës gjithsej 23 dronë dhe 35 raketa, përfshirë raketa balistike”.

Zelenskyy ftoi të gjithë botën që të qëndrojë kundër sulmeve të Rusisë.

Ai tha se në sulmet e kryera ndaj Kievit u dëmtua edhe xhamia dhe Qendra Kulturore Islame që i përkasin Administratës Fetare të Muslimanëve të Republikës Autonome të Krimesë. Zelenskyy tha se ushtria ruse ka shënjestruar në Ukrainë edhe objektet e adhurimit.

“Rusia nuk ka respekt për vlerat shpirtërore apo njerëzore dhe për asnjë fe apo besim. Ata vazhdojnë fushatën e tyre të shkatërrimit kundër popullit ukrainas, duke u përpjekur të shkatërrojnë të gjitha komunitetet tona dhe madje edhe vendet tona të shenjta të adhurimit”, deklaroi Zelenskyy.

Presidenti ukrainas theksoi se sulmet ruse duhet të dënohen në mënyrë të fuqishme dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të tregojë veprim të ashpër.

Edhe kreu i Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit, Sergey Popko, përmes një deklarate nga llogaria e tij Telegram njoftoi se 3 persona u plagosën në sulmet e kryera ndaj Kievit. Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Ukrainës thuhet se ushtria ruse në orët e natës ka kryer sulm ajror ndaj qytetit Sumy të Ukrainës.

Në sulm u shënjestruan një Qendër e Rehabilitimit Social dhe Psikologjik për Fëmijë, Shtëpia e Fëmijëve në Sumy si dhe 6 ndërtesa banimi, thuhet deklaratën ku theksohet se “Sipas të dhënave të para janë plagosur 18 persona, prej të cilëve 6 fëmijë”.

Related posts

Censusi/ Kurti u bën thirrje komuniteteve të regjistrohen: Jeni vlerë e identitet i shtetit tonë

admin

Biden i përcjell Netanyahut “shqetësimet e tij të thella” për çështjen Rafah

RTI

Zhvillohet në Zvicër tubimi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në praninë e ambasadorëve dhe kryetarëve të komunave nga Kosova

admin