Ushtria ruse tha sot se ka arritur të marrë nën kontroll disa territore gjatë një ofensive të re, në Ukrainën jugore.
“Në rajonin e Zaporizhias, linja dhe pozicione më të favorshme u morën përmes sulmeve nga njësitë e Qarkut Ushtarak Lindor”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, në Moskë.
Sipas tij, sulmet ruse vranë 30 ukrainas dhe çaktivizuan disa automjete ushtarake. Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Më herët, ekspertët ushtarakë rusë raportuan një ofensivë në zonën Orikhiv dhe Huliaipole, ku supozohej se linjat e para të mbrojtjes ukrainase ishin kapërcyer.
Sot në mëngjes, shtabi i përgjithshëm ukrainas njoftoi sulme në rajon, por jo për një avancim te forcave ruse. /atsh