RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria siriane: Një bazë ushtarake u shënjestrua në një sulm nga territori irakian

ushtria-siriane:-nje-baze-ushtarake-u-shenjestrua-ne-nje-sulm-nga-territori-irakian

Ushtria siriane ka bërë të ditur se ka zmbrapsur një sulm me dron që synonte një nga bazat e saj ushtarake në jug të Sirisë, duke shtuar se dronët ishin lëshuar nga territori i Irakut, transmeton Anadolu.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA citoi autoritetin operacional të ushtrisë duke theksuar se njësitë siriane kanë interceptuar me sukses dronët që tentonin të godisnin bazën ushtarake Tanf.

Ajo shtoi se dronët kishin origjinë nga territori irakian dhe synonin bazën.

Incidenti shënon sulmin e dytë ndaj bazave ushtarake siriane të nisur nga Iraku brenda një jave, pasi një bazë në provincën verilindore Hasakah u shënjestrua të hënën në mbrëmje me pesë raketa.

Related posts

Provokimet me grafite në komunat veriore – prokuroria thotë se po heton rastin në koordinim me policinë

admin

Kamera që xhiroi mizorinë në Reçak

admin

Kërkohet paraburgim ndaj 10 personave për manipulim me vota në Mitrovicë

RTI