RTV AHIRETI
Shëndetësi

Vapa ekstreme, ushqimet që ndihmojnë organizmin të luftojë dehidratimin

vapa-ekstreme,-ushqimet-qe-ndihmojne-organizmin-te-luftoje-dehidratimin

Temperaturat e larta të ditëve të fundit rrisin ndjeshëm rrezikun e dehidratimit, pasi organizmi humbet përmes djersitjes sasi të mëdha lëngjesh dhe mineralesh të rëndësishme si kaliumi dhe magnezi. Specialistët këshillojnë që, krahas konsumimit të ujit, hidratimi të mbështetet edhe nga ushqimet e pasura me përmbajtje të lartë uji.

Shenjat më të zakonshme të dehidratimit janë tharja e gojës, buzët e plasaritura, dhimbja e kokës, marramendja, urina me ngjyrë të errët dhe ngërçet muskulore. Ekspertët theksojnë se ndjesia e etjes shpesh shfaqet me vonesë, kur organizmi ka nisur tashmë të humbasë një pjesë të konsiderueshme të lëngjeve.

Në krye të listës së ushqimeve më hidratuese renditen kastravecat dhe rrepkat, të cilat përmbajnë rreth 96% ujë. Më pas vijnë marulja dhe kungulleshkat me 95%, domatet me 94%, si dhe shalqiri e pjepri që konsiderohen ndër frutat më freskuese të verës. Këto produkte ndihmojnë në zëvendësimin e lëngjeve të humbura dhe furnizojnë trupin me vitamina, fibra dhe kripëra minerale.

Po aq të rekomanduara janë selinoja, kopra, specat jeshilë, spinaqi dhe asparagu, të cilët kontribuojnë në hidratim dhe në ruajtjen e ekuilibrit të organizmit gjatë ditëve të nxehta. Ndërsa nga frutat, luleshtrydhet, pjeshkët, ananasi dhe kajsitë përbëjnë alternativa ideale për të luftuar lodhjen, etjen dhe rënien e tensionit që shpesh shoqërojnë vapën ekstreme.

Related posts

Ja ushqimet me më shumë pesticide dhe mënyra e thjeshtë për t’i larguar ato

admin

Ja pse duhet të filloni ditën me lëng portokalli

admin

Çaji që zvogëlon fryrjen e barkut dhe shkrin kilogramët

admin