RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Várhelyi: BE plan të ri për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor

varhelyi:-be-plan-te-ri-per-rritjen-ekonomike-ne-ballkanin-perendimor

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Olivér Várhelyi deklaroi të martën se po përgatitet një plan i ri për të përshpejtuar rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Várhelyi mori pjesë në Ministerialin euroballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni, zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen e mbi 20 delegacioneve të nivelit të lartë.

“Në kontekstin aktual gjeopolitik, zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është më shumë se kurrë një investim për paqen, sigurinë dhe begatinë në kontinentit tonë. Është një investim për të ardhmen tonë të përbashkët për të cilën ky komision ka punuar fort qysh prej fillimit të mandatit të tij duke prezantuar një metodologji të re për zgjerimin, miratimin dhe zbatimin e nje plani për investime në ekonominë e rajonit”, u shpreh Komisioneri.

Ai vuri në dukje se plani për investime ekonomike, me vlerë 30 miliardë euro është shtylla kurrizore e lidhshmërisë dhe planit të integrimit.

“Ndërsa ne po ndihmojmë me diversifikimin e burimeve energjitike dhe dekarbonizimin e ekonomive te Ballkanit Perëndimor, kalimin drejt një sistemi transporti më të qëndrueshëm, mbledhjen e të dhënave për të mbështetur sektorin, dhe për të shkuar drejt një rajoni më të gjelbër dhe të dixhitalizuar”, shtoi Várhelyi.

Komisioneri tha se zbatimi i planit po ecën me hapa të shpejta.

“Deri tani kemi miratuar 3 miliardë euro grante që do të mobilizojnë 15.9 miliardë euro për investime. Kjo përfshin 54 projekte të rëndësishme në transport, energji, mjedis, digjitalizim, kapital njerëzor dhe konkurrencë në sektorin privat”, theksoi Várhelyi.

Komisioneri informoi se do të ketë edhe projekte të tjera në dhjetor, si dhe një plan të ri për rritjen ekonomike në BP.

“Së bashku me rajonin dhe institucionet financiare ndërkombëtare po përgatisim një sërë projektesh për investime që pritet të miratohen në dhjetor. BE-ja po e mban premtimin e saj, por tani është momenti të përshpejtojmë procesin e anëtarësimit, përsfshirë dhe integrimin tonë ekonomik. Ne e dimë që konvergjenca ekonomike është në zemër të përfitimeve që vijnë nga anëtarësimi në BE. Aktualisht konvergjenca e Ballkanit Perëndimor është në nivel të ulët. Me të ardhurat për frymë midis 30 dhe 50 për qind të mesatares në BE, rajoni duhet të rrisë aksesin në faktorët e rritjes ekonomike. Tregu i përbashkët ka vendosur si synim asistencën financiare dhe reformën sa më shpejt që të jetë e mundur. Për këtë arsye siç u shpall në maj 2023, po përgatisim një plan të ri për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi komisioneri i BE-së, Várhelyi.

Sipas tij, ky plan do të përshpejtojë ritmin e konvergjencës social ekonomike të rajonit me BE-në dhe në këtë mënyrë do të përshpejtojë përgatitjet për anëtarësim në BE.

“Në veçanti ne dëshirojmë të përshpejtojmë integrimin ekonomik me rajonin dhe tregun e përbashkët të BE-së”, tha ai. /atsh

Related posts

Konjufca deklarohet pas takimit me Escobar: Asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë

rezart morina

Putin doli hapur se mbështet Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale, reagon Shtëpia e Bardhë: I bëjmë thirrje mos të ndërhyjë…

admin

Deri në katër orë pritje për të dalë nga Kosova në pikëkalimin në Merdarë

rezart morina