RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Varhelyi: Është kthyer vullneti për zgjerimin e BE-së, gati të lëvizim shpejt

varhelyi:-eshte-kthyer-vullneti-per-zgjerimin-e-be-se,-gati-te-levizim-shpejt

Komisionari Evropian për Fqinjësinë dhe Politikat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha se vullneti për zgjerimin e Bashkimit Evropian është kthyer.

Komentet erdhën pasi udhëheqësit e BE-së në qershor i dhanë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë si një sinjal solidariteti në përgjigje të agresionit rus dhe shtetet anëtare në korrik ndezën dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të vonuara me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës e kthjelloi debatin për procesin e zgjerimit të BE-së dhe tregoi nevojën për përshpejtimin e procedurave, të cilat në thelb u ndaluan nga Komisioni i mëparshëm, tha Varhelyi në një intervistë për portalin e Brukselit Euractiv.

“Ne evropianët tani jo vetëm e kuptojmë, por jemi edhe të gatshëm ta përmbushim atë, Evropa nuk do të gëzojë siguri, stabilitet dhe prosperitet pa integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Sipas tij, vitet e fundit ka pasur pak dëshirë për zgjerim brenda BE-së dhe disa shtete anëtare kanë kërkuar reforma të BE-së para pranimit të anëtarëve të rinj.

Varhelyi u shpreh se tani ekziston një vullnet i qartë politik që nuk ka qenë gjithmonë i dukshëm. /euronews

Related posts

Presidentja Osmani dekreton Ligjin e Pagave

admin

Pas vrasjeve nëpër lokale, aktivizohet Policia – kontrolle të ashpra në vende ku ka kafiteri

rezart morina

Qindra motoçiklistë nisen nga Sarajeva për në Potoçari në nderim të viktimave të gjenocidit – VIDEO

rezart morina