RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Varhleyi kërkon që Kosova e Serbia t’i zbatojnë pa vonesë marrëveshjet e dialogut

varhleyi-kerkon-qe-kosova-e-serbia-t’i-zbatojne-pa-vonese-marreveshjet-e-dialogut

Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi po qëndron për vizitë në Kosovë.

Gjatë vizitës në Kosovë, ai është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit me Osmanin, Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi në një konferencë për media foli edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

‘’Duhet të respektohen të gjitha marrëveshjet që janë arritur me Serbin, i gjithë rajoni do të përfitoj nga normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Një dialog ti tillë do të sjell edhe rezultat”, tha ai.

Ai u shpreh se përmes një dialogu të suksesshëm do të përfitojnë të gjithë. Sipas tij, të dyja palët duhet t’i zbatojnë pa kushte marrëveshjet e dakorduara.

Oliver Varheyi tha se në takim pati një diskutim të mirë dhe të frytshëm dhe se i kanë prekur të gjitha elementet e progresit që i ka arritur Kosova në të kaluarën.

“Ne e patëm një diskutim shumë të mirë dhe të frytshëm, mendoj që kemi prekur të gjitha element e progresit. Mendoj që ka një porosi e qartë që vjen gjithmonë nga Kosova dhe Prishtina dhe kjo është se Kosova është e përkushtuar për përafrimin e saj me BE, ju e keni treguar këtë. përkushtim. Nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza, ky është një sukses i përbashkët që jo vetëm që do të përjetohet por edhe do të shfrytëzohet”, u shpreh ai.

Më tutje ai ka shtuar se dhuna ndaj mediave duhet të ndalet.

“Jemi këtu dhe kemi zotimin e Qeverisë dhe presim që të gjitha politikat të vihen në zbatim. Kosova ka një ambient pluralizmi të mediave, dhuna ndaj mediave duhet të ndalet. Kemi prekur edhe situatën ekonomike. Shohim lajme të mira që kemi një rimëkëmbje pas pandemisë. Kosova duhet të bëjë rritje sa i përket konkurrencës edhe ekonomisë, duhet të bëhet hapa për investirot, duhet të krijohet klima për investitor. Ne mbetemi të zotuar që të jemi të pranishëm në Kosovë në çdo fushë’’, tha ai.

Related posts

Ben-Gvir, Netanyahut: Marrëveshja e pakujdesshme me Hamasin mund të çojë në prishjen e koalicionit

rezart morina

Polonia do t’i kërkojë Gjermanisë 1.3 trilionë euro dëmshpërblim për Luftën e Dytë Botërore

admin

Raportuesit e OKB-së: Izraeli duhet të zbatojë “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza

admin6