RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Migrimi në Britani shënon rekord të ri në vitin 2022

migrimi-ne-britani-shenon-rekord-te-ri-ne-vitin-2022

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) treguan se migrimi neto në Britaninë e Madhe është rritur në 606 mijë në vitin 2022, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 504 mijë në qershorin e vitit të kaluar, raporton Anadolu.

Migrimi neto përfaqëson numrin vjetor të individëve që hyjnë në Britani të Madhe, duke llogaritur si për migracionin ashtu edhe për emigracionin.

“Migrimi i përgjithshëm afatgjatë u vlerësua në rreth 1,2 milion në 2022, kurse emigracioni ishte 557 mijë, që do të thotë se migrimi vazhdon t’i shtohet popullsisë me migrim neto në 606 mijë. Shumica e njerëzve që mbërritën në Britani në 2022 nuk ishin shtetas të BE-së (925 mijë), e ndjekur nga vendet e BE-së (151 mijë)”, sipas ONS.

Ndryshe nga pritshmëritë, shifra aktuale neto e migracionit bie ndjeshëm.

Përderisa vlerësimet parashikonin shifra deri në 700 mijë apo edhe afër 1 milion, numri i regjistruar mbetet afërsisht tre herë më e madhe nga ajo që Partia Konservatore kishte premtuar në vitin 2019, që emigrimi do të binte nën 250 mijë.

Related posts

Zjarre të fuqishme përreth Athinës, evakuohen banorët

admin

Mishetiq në Hagë: Shpallja fajtor e Thaçit do të ishte “padrejtësi historike”

Irfan Jahiu

Të paktën 21 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në veriperëndim të Kinës

Muhamet Ramadani