RTV AHIRETI
Uncategorized

Varroset nëna e pesë fëmijëve, e vrarë në një sulm izraelit në Gaza

varroset-nena-e-pese-femijeve,-e-vrare-ne-nje-sulm-izraelit-ne-gaza

Një nënë e pesë fëmijëve, e cila u vra në një sulm izraelit pavarësisht armëpushimit, është varrosur në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

40-vjeçarja Huda Jumma Attar, nënë e pesë fëmijëve, u vra në një sulm izraelit në Khan Younis. Ajo është një viktimë tjetër në një seri shkeljesh të vazhdueshme të armëpushimit në enklavën e rrethuar palestineze.

Të afërmit e nënës palestineze u mblodhën në oborrin e Spitalit Nasser, të pushtuar nga dhimbja, për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës së ndjerë.

Sipas zyrës së mediave të qeverisë në Gaza, Izraeli ka kryer të paktën 2.400 shkelje të marrëveshjes së armëpushimit të arritur tetorin e kaluar, përfshirë vrasje, arrestime, rrethim dhe uri. Vetëm që atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë, Izraeli ka vrarë të paktën 972 palestinezë dhe ka plagosur 2.235 të tjerë.

Në luftën dyvjeçare gjenocidale të Izraelit, në Gaza janë vrarë të paktën 72 mijë palestinezë, janë plagosur 172 mijë të tjerë, si dhe është shkatuar një shkatërrim masiv që ka prekur 90 për qind të infrastrukturës civile.





Related posts

FY24 SWE Senate Strategic Planning Subteam Findings and Recommendations

Bie numri i bizneseve të reja të regjistruara në Kosovë gjatë qershorit

Kushtrim Guraj

Kryetari i DIJANET-it të Turqisë, dr. Safi Arpagus për vizitë zyrtare në Kosovë

Kushtrim Guraj