RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vazhdojnë protestat/ Spanjë, qytetarët kundër kostos së strehimit

vazhdojne-protestat/-spanje,-qytetaret-kunder-kostos-se-strehimit

Manifestuesit e vendosur në sheshin qendror të Madridit deklaruan të hënën se do të vazhdojnë presionin ndaj kryeministrit Pedro Sanchez për zbutjen e krizës së strehimit, pas thirrjes së një gruaje 87-vjecare që protesta të vazhdonte.

Demonstruesit kanë ngritur rreth 100 tenda në sheshin Puerta del Sol të kryeqytetit spanjoll, pasi disa dhjetëra mijëra persona mbushën rrugët ditën e diel për të kërkuar uljen e kostos së strehimit dhe mbrojtjen e qiramarrësve.

Protesta u shkaktua pasi policia dëboi të mërkurën e kaluar një grua 87-vjeçare nga apartamenti i hershëm i saj në Madrid.

“Ju kërkoj të gjithëve të jeni kurajozë, të luftoni dhe të mbroni atë që ju përket”, u tha më pas gruaja qytetarëve, përmes një videoje të postuar në rrjetin “X” nga Sindikata e Qiramarrësve të kryeqytetit spanjoll.

E shtruar në spital pas dëbimit, ajo u kthye në simbol të protestave kundër rritjes stratosferike të çmimeve të shtëpive në Spanjë.

Kryeministri Sanchez, i kritikuar ashpër edhe nga brenda kampit të tij politik për dështimin në frenimin e rritjes së çmimeve, pritet të paraqesë një draft të ri ditën e martë.

Ai u bëri thirrje partive politike që të mbështesin draftin, që pritet të mbajë nën kontroll masat si ripërtëritjen automatike të kontratave të qirave dhe kufizimin e mëtejshëm të dëbimeve.

Por partia e Sanchez nuk ka mazhorancën në Parlamentin spanjoll, ndaj është e paqartë nëse drafti do të aprovohet, pak kohë pasi një paketë e ngjashme dështoi më herët gjatë vitit. /tema

Related posts

Presidentja Osmani në iftar me ushtarët turq të KFOR-it

Muhamet Ramadani

OBSH: Pandemia tjetër po na troket në derë, duhet të na gjejë të përgatitur

Muhamet Ramadani

Nesër pritet të votohet propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

admin