RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vazhdon pakënaqësia ndaj bankave në Liban – VIDEO

vazhdon-pakenaqesia-ndaj-bankave-ne-liban-–-video

Dhjetëra protestues kanë djegur goma para Bankës Qendrore të Libanit në Bejrut dhe kanë sulmuar disa zyra bankare në shenjë pakënaqësie ndaj bllokimit të depozitave shkaku i krizës së madhe ekonomike.

Protestuesit gjithashtu kanë sulmuar Bankën Qendrore me fishekzjarrë, por nuk kanë shkaktuar dëme. Protestuesit u kanë bërë thirrje depozituesve që të lejojnë qasjen në kursimet e tyre për shkak se bankat kanë marrë tërësisht kontrollin, shkaku i krizës së thellë. Ky kontroll ka kufizuar edhe më shumë tërheqjen e parave nga llogaritë e qytetarëve për shkak të mungesës së madhe të parave.

Njerëzit që posedojnë dollarë amerikanë kanë të drejtë t’i tërheqin ato vetëm në shuma të vogla në funtet libaneze. Sipas vlerësimeve, një dollar amerikan ka vlerën e 130 mijë funteve libaneze. /koha

Related posts

Erdoğan: Turqia po përjeton pikën kulmore në sektorin e turizmit

admin

Kore e Jugut, një shofer shtyp këmbësorët dhe ther me thikë disa prej tyre, 13 të plagosur – VIDEO

admin

“Izraeli në gjendje paniku për shkak të gjyqit për gjenocid në Hagë”

admin6