Shtrenjtimi i produkteve bazike ka vazhduar edhe në fillim të vitit 2023.
Nga 31 dhjetori i vitit 2022 deri më 3 janar të vitit 2023, shumë çmime kanë pësuar rritje.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave (ASK), mbi çmimin ditor të produkteve, figuron se shtrenjtim ka pasur te mishi, sheqeri dhe benzina.
Përveç këtyre, çmimet e tyre janë rritur edhe patatet, çaji, kripa e kuzhinës, detergjentet dhe shamponët.
Një kilogram çaj është shtrenjtuar për 77 centë, sheqeri për 17 centë dhe një litër benzinë për 5 centë.
Ndërkohë produktet që janë liruar janë orizi, makaronat, mielli, qumështi, djathi, gjiza, vaji, fasulja, të cilat janë liruar nga 1 deri jo më shumë se 10 centë.