Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur të premten se është duke vazhduar aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë.
Sekuestrimi të premten po bëhet në zonën e III-të, te Parkut Kombëtar “Sharri”.
“Edhe ky aksion i sotëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës”, thuhet në njoftim.