RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këshilltari i Zelenskyt: Mbi 13 mijë ushtarë ukrainas të vrarë në luftë

keshilltari-i-zelenskyt:-mbi-13-mije-ushtare-ukrainas-te-vrare-ne-lufte

Më shumë se 13.000 ushtarë ukrainas janë vrarë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, ka thënë Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Deklarata të tilla për numrin e viktimave janë të rralla dhe komentet e Podolyakut nuk janë konfirmuar nga ushtria shtetërore.

Në muajin qershor, ai ka thënë se 100 deri në 200 ushtarë ukrainas janë duke vdekur brenda ditës.

Muajin e kaluar, gjenerali ushtarak amerikan, Mark Milley, ka thënë se rreth 100.000 ushtarë rusë dhe 100.000 ushtarë ukrainas janë vrarë apo plagosur prej nisjes së luftës.

Në një video adresim të mërkurën, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se 100.000 ushtarë ukrainas janë vrarë deri më tani në luftë.

Megjithatë, një zëdhënës i saj ka sqaruar më vonë se von der Leyen ka bërë një gabim dhe se shifra qëndron për të vdekurit dhe plagosurit.

Related posts

Reshjet e shiut lënë disa pjesë pa energji elektrike, KEDS tregon situatën

Muhamet Ramadani

Borrell: Rusia po kryen krime të vërteta të luftës

admin

Presidenti koreano-jugor: Seuli i vendosur të zgjerojë lidhjet strategjike me Ankaranë

RTI