RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdon trendi i ikjes, 90 mjekë braktisën Kosovën gjatë vitit 2025

vazhdon-trendi-i-ikjes,-90-mjeke-braktisen-kosoven-gjate-vitit-2025

Fenomeni i largimit të mjekëve nga Kosova ka vazhduar dhe gjatë vitit që po e lëmë pas. Vetëm gjatë vitit 2025, 90 mjekë janë larguar nga Kosova.

Nënkryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Rrezart Halili, ka bërë të ditur për Indeksonline se gjatë vitit 2025, 90 mjekë janë pajisur me certifikatën mbi të kaluarën etike dhe profesionale, dokument që shërben si bazë për punësim jashtë Kosovës dhe që konsiderohet indikator kryesor për matjen e largimit të mjekëve nga vendi.

Për të kuptuar më mirë arsyet e këtij trendi, Oda e Mjekëve e Kosovës ka realizuar një pyetësor anonim me anëtarët që kanë tërhequr këtë certifikatë. Halili thotë se sipas analizës së përgjigjeve, arsyet kryesore që i shtyjnë mjekët të kërkojnë mundësi jashtë vendit janë mungesa e punësimit, shkollimi specialistik jo kualitativ, kushtet e papërshtatshme të punës dhe paga e ulët.

“Ankesat që anëtarët e Odës i adresojnë Odës së Mjekëve të Kosovës janë të natyrave të ndryshme dhe lidhen kryesisht me çështje profesionale, etike dhe administrative. Ndër më të shpeshtat janë kushtet e punës dhe ngarkesa e lartë profesionale, marrëdhëniet kontraktuale, çështjet e pagave dhe kompensimeve (kujdestari/shtesa), mungesa e sigurisë në vendin e punës, si edhe çështjet që ndërlidhen me etikën profesionale dhe procedurat disiplinore”, ka thënë Halili./

Related posts

Punonjësit shëndetësorë australianë bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm

Muhamet Ramadani

Osmani i thotë edhe Sarrazinit se veprimet e Policisë në veri janë legjitime

Muhamet Ramadani

Donald Trump kritikon udhëheqësit evropianë: Janë liderë të dobët, nuk dinë çfarë të bëjnë! Ukraina duhet të shkojë në zgjedhje

admin