RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

AUV asgjëson 19200 kg mish pule të importuar nga Polonia

auv-asgjeson-19200-kg-mish-pule-te-importuar-nga-polonia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, me kërkesë të kompanisë APETIT dhe në kuadër të kontrollit zyrtar të realizuar nga inspektorët e AUV-së, në një ngarkesë të mishit të pulës të importuar nga Polonia, nga kompania APETIT Sh.p.k., Vushtrri, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.

“Menjëherë pas konstatimit të këtij rasti, sasia e përgjithshme prej 19,200 kg mish pule është asgjësuar, në përputhje të plotë me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore”, thuhet në njoftimin e AUV-it..

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon të monitorojë situatën me vëmendje të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me operatorët ekonomikë që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme.

“AUV mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë ushqimore dhe në ofrimin e produkteve që janë në përputhje me standardet evropiane, për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

Related posts

Mërgimtarët shqiptarë në Itali, shembull për organizim të jetës fetare

admin

Të dy në të njëjtën kohë: reagimet e Vuçiçit e Ramës mbi gruan millosheviçiane

RTI

Komandanti i KFOR-it dhe kryetari i Zveçanit flasin për situatën e sigurisë

RTI