RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria del me detaje

vdekja-e-25-vjecares-nga-kosova-ne-tetove,-prokuroria-del-me-detaje

Mbrëmjen e së mërkurës në Tetovë të Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete një 25-vjeçare nga Kosova.

Prokuroria Themelore kanë deklaruar se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale, në lidhje me ngjarjen në Tetovë.

Ata thonë se janë intensifikuar hetimet dhe do të merren masa deri në zbardhjen e plotë të rastit. Po ashtu është konfirmuar se në lidhje me rastin do të merren në pyetje disa persona.

“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale.

Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thonë nga Prokuroria Themelore në Tetovë.

Related posts

Publikohet raporti i MSH-së: Gati 1200 raste të reja me COVID-19

admin

Dështon takimi i planifikuar për sot në mes të Kurtit dhe Vuçiq, kjo thuhet të ketë qenë arsyeja

admin

Kurti vazhdon konsultimet për presidentin, takohet me Abdixhikun në Kuvend

admin