RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdekja tragjike e qiftit në Junik: Deklarohet prokuroria

vdekja-tragjike-e-qiftit-ne-junik:-deklarohet-prokuroria

ot gjatë ditës, Kosova është tronditur nga vdekja e çiftit nga Juniku gjatë qëndrimit të tyre në bjeshkët e Junikut.

Të gjitha njesitë relevante të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë se ende nuk dihet për shkakun e vdekjes por se rryma mund të jetë “njëra prej pistave”.

Nikçi ka treguar se po e presin një ekip të Institutit të Mjekësisë Ligjore për të mbërritur në vendin e ngjarjes dhe për t’i marrë dy trupat e pajetë, të cilëve prokurori ka urdhëruar që t’u bëhet obduksioni.

Shkodran Nikçi tha se policia është në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorisë dhe se është ende herët për të treguar rreth shkakut të vdekjes.

“Kur të marrim edhe rezultatin e autopsisë, do të mësojmë më shumë për shkakun”, tha Nikçi.

Viktimat e kësaj ngjarje është Mic Tofaj, pronar i kompanisë së ujësjellësit ‘’Juniku’ dhe bashkëshortja e tij.

Related posts

Besimtarët muslimanë në vendet e rajonit falim namazin e Fitër Bajramit

RTI

Raporti i frikshëm i “Eurostat”: 20 mijë të vdekur nga aksidentet rrugore në BE gjatë vitit 2024! Harta e shteteve me shifrat më të larta, kryeson…

admin

Katari mirëpret vendimet e GJND-së për Izraelin

Muhamet Ramadani