Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës 17-vjeçari që ishte pasagjer në veturën e vetaksidentuar te rrethrrotullimi në lagjen “Lakërishtë” në Prishtinë të hënën.
Vetura kishte rënë nga rrethi në orën 3 të mëngjesit. Tre persona ishin lënduar dhe ishin dërguar për trajtim mjekësor.
Një ditë më parë, në QKUK konfirmuan se 17-vjeçari ishte në gjendje të rëndë, ndërsa në mbrëmje Policia ka pranuar informatën se ai ka humbur jetën.
“Mbrëmë rreth orës 21:00 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë pasagjeri A. H. 17 vjeç”, ka njoftuar Policia e Kosovës.