RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren

vdes-nje-19-vjecar-pas-vetaksidentit-ne-rrugen-suhareke-–-prizren

Një 19-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë natës në fshatin Lutogllavë të Prizrenit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:05 në magjistralen Suharekë–Prizren, ndërsa Policia është njoftuar për rastin rreth orës 01:27.

Sipas të dhënave fillestare të Policisë, dyshohet se drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e cila ishte e lagësht si pasojë e reshjeve të shiut. Për pasojë, ai ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri 19-vjeçar, nga fshati Piran i Prizrenit, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.

Rastin e ka konfirmuar për tëvë1.info zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë. Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka deklaruar Bytyçi.

Related posts

Rusia e “Gjyshit”!

RTI

Begaj uron Xhaferin: Shqiptarët, faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV

Muhamet Ramadani

Jo vetëm Mitaj, edhe Bajrami nën vëzhgim, klubi i Serie A synon fantazistin kuqezi

admin