RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes punëtori i KEK-ut, u lëndua një javë më parë në vendin e punës në Obiliq

vdes-punetori-i-kek-ut,-u-lendua-nje-jave-me-pare-ne-vendin-e-punes-ne-obiliq

Ka ndërruar jetë punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore gjatë kryerjes së detyrës së punës në Obiliq më 8 korrik.

Rasti ishte raportuar nga Policia e Kosovës, e cila kishte bërë të ditur se punëtori ishte lënduar gjatë punës dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Obiliq, 08.07.2026 – 14:00. Raportohet se ankuesi, mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me vendim të të cilit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhej në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajmin për vdekjen e punëtorit e ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme Sindikata e Re e KEK-ut, e cila përmes një njoftimi ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të afërmit e tij.

“Njoftojmë të gjithë punëtorët e KEK-ut se një javë pas lëndimit që pësoi në vendin e punës, u nda nga jeta shoku, kolegu dhe bashkëpunëtori ynë i nderuar, Milazim Binaku. Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Binaku, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe u prehtë në paqe”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re të KEK-ut.

Rrethanat e aksidentit në vendin e punës vazhdojnë të jenë objekt i hetimeve nga organet kompetente.

Related posts

Rusia: Nuk ka “plane agresive” kundër anëtarëve të BE-së dhe NATO-s, gati të garantojmë me shkrim

Muhamet Ramadani

Shirat e dendura shkaktuan rrëshqitje masive dheu, raportohet për 24 viktima në Indi dhe dhjetëra të bllokuar, mes tyre personel mjekësor

admin

FOTOLAJM/ Donald Trump mban takimin e parë elektoral në Michigan pas plagosjes! Pjesëmarrësit veshin bluza me imazhe nga atentati

admin