RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vela e Sejdiu nga Presidenca, Dalipi nga ZKM dhe Gjini nga AAK marrin pjesë në takimin për Asociacionin

vela-e-sejdiu-nga-presidenca,-dalipi-nga-zkm-dhe-gjini-nga-aak-marrin-pjese-ne-takimin-per-asociacionin

Të martën në mesditë pritet të mbahet një takim ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar janë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Nga Presidenca është konfirmuar që do të shkojnë në këtë takim, shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela dhe Bekim Sejdiu, ekspert i jashtëm i BPRG-së.

Nga zyra e kryeministrit do të marr pjesë shefi i kabinetit, Luan Dalipi, po ashtu edhe zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilia Rexhepi, raporton Telegrafi.

Nga Qeveria do të marrin pjesë edhe disa ministra. Telegrafi mëson se nga Qeveria janë ftuar edhe ministrja Donika Gërvalla, ministri Arben Vitia, ministrja Arbërie Nagavci, pastaj ministrat Elbert Krasniqi, Fikrim Damka, Nenad Rashiq.

Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë konfirmuar për Telegrafin se do të marrë pjesë nënkryetari i kësaj partie Ardian Gjini.

Nga PDK, siç merr vesh Telegrafi në takim do të jetë, Bernard Nikaj.

Ndërkaq, LVV, dhe LDK deri më tani nuk kanë treguar se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në këtë takim. Gjithashtu në takimin e Ambasadës për Asociacionin do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, një më 2013 dhe një më 2015.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

Ndërkaq, të hënën një draft-statut është publikuar nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), ku parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.

Related posts

Pjetër Shalës i vazhdohet paraburgimi

RTI

Altun: Dënoj ashpër sulmin e Izraelit kundër ekipit të TRT News

RTI

Përmbytje dhe evakuime nga stuhia e madhe në Slloveni

rezart morina