RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vendet e Amazonës nuk arrijnë kompromis për t’i dhënë fund shpyllëzimit

vendet-e-amazones-nuk-arrijne-kompromis-per-t’i-dhene-fund-shpyllezimit

Tetë vendet që ndajnë pellgun e Amazonës nuk kanë arritur të bien dakord t’i japin fund shpyllëzimit. Delegatët e këtyre vendeve janë duke u takuar në qytetin brazilian të Belem në samitin dy-ditor mbi këtë çështje, takimi i parë në 14 vjet.

Në një deklaratë të përbashkët u krijua aleanca për të luftuar shpyllëzimin, la çdo vend të ndiqte objektivat e tij. Ruajtja e Amazonës është një pjesë qendrore e përpjekjeve për të trajtuar ndryshimet klimatike.

Përpara samitit, presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva bëri thirrje për një qëllim të përbashkët për t’i dhënë fund shpyllëzimit deri në vitin 2030, një politikë që qeveria e tij tashmë e ka miratuar.

Rreth 60% e Amazonës, pylli më i madh i shiut në botë, shtrihet në Brazil. Vendet e tjera të përfaqësuara janë Bolivia, Kolumbia, Ekuador, Guajana, Peruja, Surinami dhe Venezuela.

Në fjalën e tij të hapjes të martën, Lula foli për “përkeqësimin e rëndë të krizës klimatike” dhe tha se “sfidat e epokës sonë dhe mundësitë që dalin prej tyre, kërkojnë që ne të veprojmë në unison”.

“Nuk ka qenë kurrë kaq urgjente”, tha ai.

Shpyllëzimi në Brazil ka rënë në mënyrë dramatike që kur Lula fitoi presidencën nga paraardhësi Jair Bolsonaro, i cili favorizoi zhvillimin në vend të ruajtjes, por mijëra kilometra katrorë vazhdojnë të humbasin çdo vit.

Deklarata e përbashkët, e quajtur deklarata Belém, tha se aleanca e re do të synojë “të parandalojë Amazonën të arrijë një pikë pa kthim”.

Deklarata përfshin gjithashtu angazhimin për të rritur bashkëpunimin për çështje si menaxhimi i ujit, shëndeti, zhvillimi i qëndrueshëm dhe pozicionet e përbashkëta negociuese në samitet globale të klimës.

Disa do të zhgënjehen që gjuha nuk është më e fortë, por samiti ka sinjalizuar një dëshirë midis vendeve në rajon për të punuar drejt zgjidhjeve të një prej sfidave më të mëdha të kohës sonë.

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, për shembull, dëshiron që vendet e tjera të përmbushin premtimin e tij për të ndaluar kërkimin e ri të naftës, ndërsa Brazili po konsideron të eksplorojë zona të reja në grykëderdhjen e lumit Amazon.

Pavarësisht dallimeve, mbledhja padyshim i ka dhënë këtij rajoni një zë kur bëhet fjalë për luftimin e ndryshimeve klimatike dhe po shihet si një pararendës i konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike të vitit 2025, e cila do të mbahet gjithashtu në Belem.

Related posts

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, Jens Stoltenberg: Shpresojmë t’i bashkohet aleancës brenda 10 viteve të ardhshme

admin

Putin dhe Sisi inauguruan një termocentral bërthamor në Egjipt

admin

Turqia uron Kosovën në 15-vjetorin e Pavarësisë

rezart morina