RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE: Sulmet përsëritura ruse mbi ndërtesat e banimit intensifikojnë “natyrën e urryer” të luftës

be:-sulmet-perseritura-ruse-mbi-ndertesat-e-banimit-intensifikojne-“natyren-e-urryer”-te-luftes

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se Bashkimi Evropian (BE) vlerëson që sulmet e përsëritura ruse mbi ndërtesat e banimit intensifikojnë “natyrën e urryer” të luftës në Ukrainë, transmeton Anadolu.

“Sulmet në Pokrovsk tregojnë përsëri se si Rusia shënjestron ndërtesat e banimit, madje duke rritur natyrën e tmerrshme të luftës së Putinit me sulme të përsëritura kur shpëtimtarët mbërritën në vend”, tha Stano në një postim në rrjetet sociale.

“Ky model cinik nënvizon natyrën kriminale të agresionit”, u shpreh Stano, duke shtuar se “nuk do të ketë pandëshkueshmëri”.

Të paktën shtatë persona u vranë dhe 81 u plagosën në një sulm raketor mbrëmë gjatë natës nga forcat ruse në një qytet në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, njoftoi Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Në njoftim thuhet se sulmi me raketa në qytetin Pokrovsk dëmtoi 12 ndërtesa të larta, dy objekte hoteliere, dy dyqane, një ndërtesë administrative, një farmaci, si dhe makina zyrtare dhe civile.

Autoritetet ruse nuk kanë komentuar ende për sulmin dhe verifikimi i pavarur i pretendimit të Ukrainës është i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.

Sipas shifrave të fundit të OKB-së, lufta e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, e cila filloi në shkurt 2022, ka vrarë mbi 9.300 civilë dhe ka plagosur më shumë se 16.600 të tjerë.

Related posts

Prokuroria interviston Bislimin dhe Muratin për përleshjen në Parlament

Muhamet Ramadani

Gazetari italian raporton rrahje nga forcat izraelite pas ndërhyrjes ndaj flotiljes së Gazës

Hevzi

Rama “ngatërron” Kuranin me Talmudin

RTI