RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vendim historik, senati amerikan miraton projektligjin për kontrollin e armëve

vendim-historik,-senati-amerikan-miraton-projektligjin-per-kontrollin-e-armeve

Senati amerikan ka miratuar një projekt-ligj për kontrollin e armëve – legjislacioni më i rëndësishëm për armët e zjarrit në gati 30 vite, sipas BBC.

Projektligji u miratua me 65 vota pro dhe 33 kundër. Ky vendim vjen pas të shtënave masive muajin e kaluar në një supermarket në Buffalo, Nju Jork dhe një shkollë fillore në Uvalde, Teksas, që lanë të vdekur 31 persona.

Projektligji tani do të duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve përpara se Presidenti Biden ta nënshkruajë.

“Sonte, pas 28 vitesh mosveprimi, anëtarët dypartiakë të Kongresit u mblodhën për të dëgjuar thirrjen e familjeve në të gjithë vendin dhe miratuan legjislacionin për kontrollin e armëve në komunitetet tona”, tha Biden.

“Familjet në Uvalde dhe Buffalo, e shumë të tjera e kanë kërkuar prej kohësh një veprim të tillë. Dhe sonte, ne vepruam.”

Kryetarja Nancy Pelosi është zotuar ta kalojë projektligjin në Dhomën e Përfaqësuesve, pavarësisht se lideri republikan Kevin McCarthy u ka kërkuar anëtarëve të tij të votojnë kundër projektligjit.

Reformat përfshijnë kontrolle më të ashpra për blerësit më të rinj se 21 vjeç dhe 15 miliardë dollarë në financimin për programet e shëndetit mendor dhe përmirësimet e sigurisë së shkollave. Ai gjithashtu ofron fonde për të inkurajuar shtetet të zbatojnë ligjet e “flamurit të kuq” për të hequr armët e zjarrit nga njerëzit që konsiderohen si një kërcënim për popullin.

Dhe ndalon shitjet e armëve për ata që janë dënuar për abuzim ndaj partnerëve. /abcnews.

Related posts

Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në aeroportin ushtarak të Kabulit

admin

Kjo është rroga e kryeministrit, Albin Kurti

rezart morina

Haradinaj tregon çka bisedoi Escobar dje me liderët e opozitës

admin