RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spanja fillon kursimin edhe të ujit

spanja-fillon-kursimin-edhe-te-ujit

Mungesa e shirave dhe temperaturat mbytëse kanë çuar administratorët e qyteteve spanjolle që të detyrojnë vendosjen e kufizimeve me ujë, megjithëse jo të plota për momentin, në zona të tilla si Barcelona, Malaga, Huelva dhe Pontevedra.

”Rezervuarët e ujit janë tashmë me një kapacitet prej 41,9%, pothuajse 20 për qind më pak se furnizimi normal me ujë i kësaj koha e vitit”, raportoi ”El Pais”.

Burimet e Agjencisë Katalanase të Ujit (ACA) thanë se nëse situata aktuale do të vazhdojë, atëherë në shtator rezervat do të jenë më pak se 40%.

Kjo nënkupton kufizimin e konsumit maksimal në 250 litra në ditë për banor dhe reduktimin e ujitjes në sektorët bujqësor dhe industrial me 25 për qind.

Në rastin e Barcelonës, burimet e pesë pellgjeve ujore që furnizojnë qytetin dhe të gjithë zonën e tij metropolitane (Baells, Llosa de Cavall, Sau, Santa Ponç dhe Susqueda) janë në 46% të kapacitetit të tyre, 30 për qind më pak se mesatarja shumëvjeçare. /atsh

Related posts

Danimarka: Bisedimet për Grenlandën me SHBA-në mund të përfundojnë me një marrëveshje deri në fund të vitit 2026

Irfan Jahiu

Hamasi: Në sulmet e Izraelit në Gaza humbën jetën 2 pengje izraelite ndërsa 8 u plagosën

admin

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Bëni marrëveshje, hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shpërthejë Ferri”

admin