RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Veriu ende nën tensione, serbët nuk lëvizin barrikadat e vendosura në Bënjak dhe Jarinje

veriu-ende-nen-tensione,-serbet-nuk-levizin-barrikadat-e-vendosura-ne-benjak-dhe-jarinje

Në veri të vendit situata po vazhdon të jetë mjaft e tensionuar.

Barrikadat të cilat janë vendosur prej dy ditësh, vazhdojnë të jenë ende në të njëjtin vend.

Serbët po vazhdojnë të kundërshtojnë arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiq, si dhe vendimet e fundit nga Qeveria e Kosovës.

Të njëjtit si kundërpërgjigje kanë vendosur barrikada, duke ndaluar kamionë të shumtë në vendkalimet Bërnjak dhe Jarinje.

Si shkak i këtyre barrikadave rruga vazhdon të jetë e bllokuar, ndërsa zyrtarë të shumtë policorë të Kosovës ende janë në anën tjetër të kufirit, pa patur mundësi të ndërrimit.

Përpos vendosjes së barrikadave, serbët kanë mbyllur edhe shkollat dhe lokale të ndryshme në këtë anë.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian është kërkuar nga serbët që të largojnë në mënyrë të menjëhershme barrikadat, por që të njëjtit vazhdojnë të mbajnë të bllokuar këtë anë.

Duhet përkujtuar që në muajt e fundit veriu ishte gjatë gjithë kohës në tensione të shumta, të cilat quan edhe në sulme të vazhdueshme të grupeve kriminale në drejtim të zyrtarëve policorë, qytetarëve e në drejtim të institucioneve të Kosovës.

Si pasojë e këtyre sulmeve të premten një zyrtar policor i Kosovës mbeti i plagosur. Për fat të mirë i njëjti është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nga Qeveria e Kosovës vazhdimisht është bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe respektim të vendimeve dhe ligjeve të Kosovës.

Related posts

Demokrati i shquar i bënë thirrje Biden-it të tërhiqet nga gara presidenciale

RTI

India lëshon në det aeroplanmbajtësen e parë të prodhimit vendas

admin

OKB-ja: Palët ndërluftuese të Sudanit kryen shkelje që përbëjnë krime lufte

admin