RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vërshimet, këto janë reduktimet e ujit në kryeqytet, Drenas, Obiliq e Fushë Kosovë

vershimet,-keto-jane-reduktimet-e-ujit-ne-kryeqytet,-drenas,-obiliq-e-fushe-kosove

KRU “Prishtina” ka njoftuar se, si pasojë e reshjeve të dëndura të shiut dhe vërshimeve, uji në kanalin e Ibrit vazhdon të jetë i turbullt.

“Për qytetin e Drenasit, ju njoftojmë se kemi filluar trajtimin e ujit në orët e mesnatës me kapacitet të ulët trajtimi, duke filluar edhe furnizimin me ujë në orët e mëngjesit të sotëm. Drenasi sot furnizohet nga ora 6:00-11:00, pastaj duhet akumulim, për t’u rikthyer furnizimi me ujë në orët e darkës për Drenas” thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se, për shkak që ITU Shkabaj është jashtë funksionit, Fushë Kosova, Obiliqi, Zona Industriale dhe lagjja Kalabria, do të kenë reduktime të furnizimit me ujë.

Reduktime të ujit do të ketë edhe në disa zona të Prishtinës.

Ky është njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura me vërshime, vazhdojmë të kemi turbullirë të lartë të ujit në kanalin e Ibrit.

Për qytetin e Drenasit, ju njoftojmë se kemi filluar trajtimin e ujit në orët e mesnatës me kapacitet të ulët trajtimi, duke filluar edhe furnizimin me ujë në orët e mëngjesit të sotëm. Drenasi sot furnizohet nga ora 6:00-11:00, pastaj duhet akumulim, për t’u rikthyer furnizimi me ujë në orët e darkës për Drenas. Pikat e larta në Drenas që nuk janë furnizuar me ujë nga sistemi i furnizimit, kanë autobotin (auto cisternën) si alternativë për situatën që po kalojmë.

Përderisa, ITU Shkabaj është jashtë funksionit qytetet si: Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi po furnizohen nga alternativa tjera, respektivisht nga Impiantet tjera. Për këtë do të kenë reduktime të furnizimit me ujë në oraret e njëjta sikurse ditët tjera duke vazhduar edhe sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në 16:00. Pastaj nga ora 16:00-20:00 kanë furnizim me ujë, për të vazhduar edhe ditën e nesërme me të njëjtin orar, vetëm se furnizimi për ditën e nesërme fillon në ora 05:00 në mëngjes.

Për zonat e Kryeqytetit, reduktime jemi shtrënguar të aplikojmë nga ora 23:00-5:00, përveç qendra e qytetit, QKUK, QKMF-të, Dardania.

Një situatë e tillë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.

Mbeteni të njoftuar , deri në vendimin e radhës, varësisht nga situata me reshje atmosferike dhe turbullirë!

Po shpresojmë që sa më shpejt të stabilizohet!

Jemi në gjendje gatishmërie me të gjitha potencialet teknike/operative.

Related posts

Presidenti Erdoğan priti në takim kryeministrin pakistanez pas tërmeteve të fuqishme

admin

Në Uashington nis Samiti i NATO-s, merr pjesë edhe presidentja Osmani

admin

Kurti: Po u hapim rrugë zgjedhjeve të parakohshme

rezart morina