RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vetëm për një muaj u regjistruan mbi 1 mijë ndërmarrje të reja

vetem-per-nje-muaj-u-regjistruan-mbi-1-mije-ndermarrje-te-reja

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) vetëm gjatë muajit prill në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 124 ndërmarrje.

Në Prill 2026 krahasuar me muajin paraprak, ka rënie për 16.1% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kemi rënie për 1.7% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij mujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 274 (24.4%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 144 (12.8%), Prodhim me 108 (9.6%), Ndërtimtari me 108 (9.6%), etj.

Në kategorinë “Mikro Ndërmarrje” (0 deri në 9 të punësuar) janë gjithsej 1 118 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” (10 deri 49 të punësuar) janë gjithsej 6 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Mesme” (50 deri 249 të punësuar) dhe në kategorinë “Ndërmarrje të Mëdha” (250+), nuk kemi ndërmarrje të regjistruara këtë muaj.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të rajoneve:

Rajoni i Prishtinës prinë me 550 ndërmarrje të regjistruara (48.9%),

Rajoni i Prizrenit me 131 (11.7%),

Rajoni i Ferizajt me 125 (11.1%),

Rajoni i Pejës me 92 (8.2%),

Rajoni i Gjilanit me 83 (7.4%),

Rajoni i Mitrovicës me 82 (7.3%)

dhe Rajoni i Gjakovës me 61 (5.4%).

Por gjatë këtij muaji nuk pati vetëm ndërmarrje të cilat u regjistruan.

Sipas të dhënave të ASK gjatë këtij muaji përveç ndermarrjeve të reja të cilat u regjistruan, kishte dhe ndërmarrje të cilat u shuan. Sipas ASK-së gjatë muajit prill, numri i ndërmarrjeve të shuara sipas regjioneve dhe seksioneve të aktiviteteve ekonomike ishte 107.

Related posts

New York, protestohet kundër djegies së Kuranit në Suedi

admin

Sirena alarmi ajror bien në Bahrein dhe Kuvajt pas sulmeve amerikane ndaj objektivave në Iran

RTI

Të pastrehët në Itali, mbi 50 mijë njerëz pa kulm mbi kokë

admin