RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vetëm sot 87 serbë janë pajisur me patentë shoferë të Kosovës

vetem-sot-87-serbe-jane-pajisur-me-patente-shofere-te-kosoves

Një mijë e 600 qytetarë serbë janë pajisur me patentë shoferët nga ata ilegalë për në RKS, prejse Ministria e Punëve të Brendshme më 7 maj mori vendim që t’ua mundësojë ndërrimin e tyre.

Ndërsa vetëm në katër komunat veriore sipas të dhënave të policisë sot ka qenë numri i 87 aplikimeve për konvertime, më së shumti i gjithë periudhës.

Ndërkohë, që numri i përgjithshëm i konvertimit është një mijë e 350 patentë shoferëve.

Sipas komunave, në Mitrovicën e Veriut janë bërë 448, në Leposaviq 421, në Zubin Potok 234 dhe në Zveçan 247, raporton teve1.info

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani për teve1.info ka thënë se procesi i konvertimit të patentë shoferëve po shkon mirë dhe se ka interesim nga qytetarët.
Në fillim të majit, Qeveria e Kosovës njoftoi se MPB nxori vendim që u mundëson qytetarëve të konvertojnë patentë-shoferët e lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare të lëshuara nga institucionet e Kosovës.

Më 7 maj, MPB-ja bëri të ditur se kalimi në patentë-shofer RKS nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentës së shoferit, “por vetëm aplikim, të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente”.

Ky vendim do të jetë i vlefshëm deri me datën 9 gusht 2024.

Related posts

Kapet kontrabandë me cigare në Zubin Potok: Flasin nga policia

rezart morina

Netanyahu takohet në Tel Aviv me sekretarin Blinken

admin

Kovaçevski: Marrëveshja me “Bechtel dhe Enka” nuk është sekret shtetëror, por nuk e tregojmë

rezart morina