RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Veteranët i vendosin kushte Qeverisë

veteranet-i-vendosin-kushte-qeverise

Propozimi që ekzekutivi u dha veteranëve për rregullimin e statusit e më pas edhe beneficionit të tyre, dy javë pas është përgjigjur Organizata e Veteranëve të Luftës. Propozimi i ekzekutivit për të nisur hartimin e një ligji të ri që nis proces verifikimin për veteranët po konsiderohet ndërhyrje në procesin gjyqësor nga OVL-ja. Për të bërë këtë, veteranët i kanë vendosur Qeverisë disa kushte.
Një propozimi që Qeveria u ka dhënë veteranëve dy javë më parë, OVL-ja të martën i është kundërpërgjigjur me kushte.

Propozimi për hartimin e një ligji të ri me të cilin do të nisnin vlerësimi dhe verifikimi i të gjithë pjesëmarrësve në luftë, po vlerësohet nga OVL-ja si ndërhyrje në procesin gjyqësor.

Kësisoj, për t’i dhënë mundësi hartimit të një ligji të tillë, nëpërmjet një shkrese drejtuar kryeministrit Albin Kurti, kryetari në detyrë i OVL-së i ka radhitur paraprakisht disa kushte.

“Duhet që aplikacionet apo dosjet e kategorive të luftës së UÇK-së të merren nga Prokuroria, sepse aty janë të dhënat e plota për secilin, dhe vetëm në bazë të tyre bëhet kjo; Duhet që në gjykata të shpallet procesi i vlerësimit dhe i verifikimit i pavlefshëm ose të kthehet në pikën zero; Duhet të krijohet komision i ri qeveritar, i cili me komandantët apo zinxhirin komandues të UÇK-së, si dhe përgjegjësitë e të gjitha njësive do të bënte këtë vlerësim dhe verifikim, por pse jo edhe nëse është e nevojshme të bëhet procesi i ri i aplikimit”, ka thënë Faton Klinaku, u.d. i kryetarit të OVL-së.

Në letrën e OVL-së u kërkua nga kryeministri që ta rregullojë çështjen e veteranëve të punësuar që nuk e gëzojnë pensionin e luftës.

“Neve na intereson më së shumti që veteranët e luftës së UÇK-së të trajtohen dinjitetshëm dhe do të ishte mirë që tërhiqet neni që ua ndalon punësimin atyre. Me këtë, ata do të gëzonin beneficionin, por edhe do të paguanin kontributet në shtet”, thuhet në letër.

Ky shkëmbim letrash mes Qeverisë e OVL-së ka ndodhur pas dy protestave të veteranëve të cilët kishin kundërshtuar Projektligjin e sponsorizuar nga Qeveria për rritjen e pagës minimale, nga e cila është shkëputur pensioni i veteranëve.

Në letrën e kryeministrit drejtuar Klinakut më 19 korrik ishte kërkuar që Ligji për verifikimin e pjesëmarrjes në luftë të bëhet sa më shpejt dhe ndërkohë derisa të përfundojë ky proces, ishte propozuar përkrahje në punësimin e veteranëve duke subvencionuar një pjesë të pagës.

Për kundërshtitë, kushtet e kërkesat e veteranëve të martën nuk janë deklaruar nga Qeveria e Kosovës.

Related posts

Evropa mbulohet nga dëbora, rrëzime pemësh, probleme me rrugët dhe energjinë elektrike

admin

Agjencitë e njohura humanitare: Nuk kemi fjalë për të përshkruar vuajtjet në Gaza

admin

Udhëzuesi për rrugën më të shpejtë për qëndrim të përhershëm në Zvicër

admin