RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Veterani i ushtrisë amerikane dënohet me 55 vjet burg për vrasje islamofobike

veterani-i-ushtrise-amerikane-denohet-me-55-vjet-burg-per-vrasje-islamofobike

Një veteran i ushtrisë amerikane është dënuar me 55 vjet burg për vrasjen e një refugjati afgan, pasi ai e ofendoi viktimën me komente islamofobike, transmeton Anadolu.

Pas një gjykimi 3-ditor, Dustin Passarelli u dënua në shtetin Indiana për vrasjen e 32-vjeçarit Mustafa Ayoubi, me kohë shtesë për përdorimin armës së zjarrit.

Ayoubi ishte i paarmatosur gjatë kohës së vrasjes që ndodhi në shkurt të vitit 2019 në anën perëndimore të qytetit Indianapolis. Një autopsi tregoi se Ayoubi ishte qëlluar tetë herë, përfshirë shtatë herë në shpinë.

Sipas dëshmitarëve, pas përplasjes gjatë “tërbimit rrugor” mes të dyve, veterani ndoqi refugjatin nga autostrada për një kompleksin e apartamenteve të tij dhe para se të hapte zjarr ndaj tij e ofendoi me komente islamofobike, duke përfshirë “Kthehu në vendin tënd”.

Në mbrojtje të tij, PassarrelLi pretendoi se çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) i lidhur me shërbimin e tij ushtarak ka çuar në të shtënat.

Passarrelli nuk u përball me asnjë akuzë për krim të urrejtjes, por vrasja përkoi me ligjvënësit e shtetit Indiana që debatonin një projekt-ligj të ri për krimet e urrejtjes, të miratuar javë më vonë, i cili lejon dënime më të gjata për krimet e motivuara nga “paragjykimi”.

“Familja e z. Ayoubi dhe i gjithë komuniteti musliman Hoosier (në Indiana) janë ndikuar nga veprimet dhe urrejtja e të pandehurit të shfaqur atë ditë. Ne nuk mund të zhdukim urrejtjen me një hap të vetëm, por zyra e prokurorit do të vazhdojë t’i mbajë përgjegjës individët nëse ata veprojnë me urrejtje kundër ndonjë anëtari të komunitetit tonë”, tha Ryan Mears, prokuror i qarkut Marion.

Pas dënimit, motra e viktimës, Zahra Auoubi, shkroi në llogarinë e saj në Twitter.

“Në një botë të copëtuar nga paragjykimi dhe frika, ai qëndroi i lartë, me esencën e tij të qartë. Një shpirt kaq i ndritur, i prerë nga urrejtja, në thellësi të natës. Ai ishte më shumë se një viktimë, ai ishte një flakë, ai qëndroi dhe e turpëroi urrejtjen. Drejtësia në vend!”, shkroi Zahra.

Related posts

Erdoğan-Beqiroviq: Turqia vazhdon mbështetjen dhe mbetet me BeH-në

RTI

Investimet e vogla në ushqim mund ta bëjnë botën më të zgjuar! Një dietë më e mirë për nënat shtatzëna dhe foshnjat do ta bënte njerëzimin më inteligjent! Ndikimi i kequshqyerjes te zhvillimi i trurit

admin

Të paktën 14 palestinezë të vrarë në sulmet e fundit izraelite në pjesën qendrore të Gazës

admin