Autoriteti Palestinez do të rishikojë marrëdhëniet dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Uashingtoni vuri veton ndaj kërkesës së palestinezëve për t’u bërë anëtar i plotë i Kombeve të Bashkuara.
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas tha se Palestina është në fillimin e një faze të re dhe sfiduese, ndërsa nënvizoi udhëheqja palestineze do të rishikojë marrëdhëniet dypalëshe me SHBA-në
Udhëheqësi palestinez shtoi se udhëheqja palestineze “do të zhvillojë një strategji të re për të mbrojtur vendimet kombëtare palestineze në mënyrë të pavarur dhe do të ndjekë një axhendë palestineze në vend të një vizioni amerikan ose axhendave rajonale”.
Ai theksoi se Palestina “nuk do të mbetet peng i politikave që kanë rezultuar të dështuara dhe që janë ekspozuar para gjithë botës”.