RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Videoja virale e dy grave që sulmohen ngjall zemërim në Indi

videoja-virale-e-dy-grave-qe-sulmohen-ngjall-zemerim-ne-indi

Një video që tregon dy gra që parakalojnë të zhveshura nga një turmë banorësh në shtetin verilindor të Manipurit, i goditur nga përleshjet e dhunshme etnike, ka ngjallur zemërim në Indi.

Policia ka njoftuar se ka hapur një rast për përdhunim në grup dhe ka arrestuar një person, teksa pritet të arrestohen edhe të tjerët.

Të enjten, seanca e parlamentit në Delhi u ndërpre pasi ligjvënësit kërkuan një debat mbi këtë çështje.

Kryeministri Narendra Modi tha gjithashtu se incidenti kishte “turpëruar Indinë” dhe se “asnjë fajtor nuk do të kursehet”.

Ai ka theksuar se do të merren masat e menjëhershme dhe se ligji do ta ndjekë rrugën e tij me të gjitha forcat. Modi ka shtuar se ajo që ndodhi me gratë e Manipurit nuk mund të falet kurrë, me ç‘rast e theu përfundimisht heshtjen e tij për Manipurin në më shumë se dy muaj pasi shpërtheu dhuna.

Shefi i drejtësisë së Indisë shprehu gjithashtu shqetësim për sulmin, duke thënë se Gjykata e Lartë ishte “thellësisht e shqetësuar për videon”. Duke i thënë qeverisë që të informojë gjykatën për hapat që po ndërmerren ndaj të akuzuarve, shefi i drejtësisë është shprehur se nëse qeveria nuk merr masa, atëherë ata vetë do të kujdesen për këtë rast.

Dhuna vdekjeprurëse e ka futur Manipurin, shtet piktoresk indian në kufi me Birmaninë, në trazira për më shumë se dy muaj.

Përplasjet midis anëtarëve të shumicës Meitei dhe komuniteteve fisnore Kuki kanë rezultuar në ndarjen e tyre të plotë. Të paktën 130 njerëz kanë vdekur dhe 60 mijë janë zhvendosur.

Dy gratë, të cilat janë Kukis, janë sulmuar nga burra të grupit Meitei.

Policia thotë se sulmi ndaj grave ndodhi më 4 maj, por arriti titujt kombëtarë të enjten pasi videoja filloi të bëhej virale në mediat sociale. Qeveria federale u ka kërkuar të gjitha kompanive të mediave sociale që ta fshijnë videon nga platformat e tyre.

Videoja e tmerrshme e dy grave u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale të mërkurën.

Forumi i Udhëheqësve të Fiseve Indigjene (ITLF) ka bërë të ditur në një deklaratë se mizoritë ishin kryer në një fshat në rrethin Kangpokpi. Ai gjithashtu pretendoi se gratë ishin përdhunuar në grup. Të rinjtë e partisë së Kongresit opozitar protestuan të enjten në Nju-Delhi kundër përleshjeve vdekjeprurëse etnike në shtetin verilindor të Manipurit, pas këtij rasti. Protestuesit mbanin pankarta, ku shkruhej “Save Manipur” dhe brohoritnin slogane duke protestuar kundër kryeministrit indian Narendra Modi. /koha

Trazirat në Manipur

Related posts

Rusia flet për përfshirjen “de facto” të Britanisë në luftë me Ukrainën, paralajmëron Londrën se mund të hakmerret pas deklaratave të Cameron dhe Presidentit francez

admin

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues

admin

“Tërhiqet” BBC, drejtori i përgjithshëm kërkon falje pas shkarkimit të prezantuesit Gary Lineker

admin