RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vidhen armë zjarri në një poligon në Gjakovë

vidhen-arme-zjarri-ne-nje-poligon-ne-gjakove

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mesnatën e sotme në një poligon të shenjëtarisë në Gjakovë, ku disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur disa armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për indetifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

“Sot rreth orës 00:55, kemi pranuar informatë se persona deri më tani të panjohur, me forcë kanë depërtuar në një poligon të shenjëtarisë në Gjakovë, dhe nga aty kanë vjedhur disa armë zjarri. Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “vjedhje e rëndë”. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve”, ka thënë Elezaj.

Related posts

Kryeministrja italiane “gjithnjë e më e shqetësuar” për ofensivën e Izraelit në Rafah

admin

Nga frika e arr’estimit, Ne’tanyahu anashkalon Evropën në rrugën e tij për në SHBA

admin6

Serbia refuzon t’i kthejë artefaktet e Kosovës

rezart morina