RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbia refuzon t’i kthejë artefaktet e Kosovës

serbia-refuzon-t’i-ktheje-artefaktet-e-kosoves

Kosova posedon dosjen dhe dokumente tjera, megjithatë Serbia vazhdon t’i mbaj mbi një mijë artefakte arkeologjike. Ato janë marrë vetëm për një ekspozitë në Beograd, por nuk janë kthyer për më shumë se dy dekada.

Drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha, tha se ngecja në procesin e kthimit të artefakteve është çështje politike.

“Ato artefakte 1274, janë diçka më shumë arkeologjike 676, ndërsa afërsisht 570 janë etnologjike, janë pronë e institucioneve tona, më konkretisht në atë kohë kanë qenë pronë e Muzeut të Kosovës, tash e kemi Muzeun Kombëtar të Kosovës, janë marrë me libra, me revers për ekspozitë dhe janë të shënuara. Fatmirësisht që ka mbetur dosja dhe kanë mbetet aktet normative që janë marrë dhe për secilin numër të artefaktit e kemi dosjen, është fatmirësi juridike që e kemi, sepse pa atë nuk kishim pasur të drejtë as t’i kërkojnë. .. Ne kemi pasur biseda, kemi pasur takime përmes edhe këto tri katër vite përpara, jo në fund edhe me përfaqësues ndërkombëtarë apo ambasada, që e kemi diskutuar këtë çështje, dhe e fundit ka qenë edhe në Shqipëri një takim që është bërë prej delegacionit kosovar-shqiptar dhe ndërmjetësuesve të tjerë dhe ka mbetur si çështje më shumë politike”, tha ai.

Rexha kërkoi nga qeveria që në bisedimet e radhës të vendoset si pikë diskutimi, kthimi i këtyre eksponateve arkeologjikë në Kosovë.

“Unë mendoj se çështja e artefakteve, e vlerësoj duke parasysh raportet Kosovë-Serbi, politike që duhet edhe të jetë njëra prej bisedimeve tani që po zhvillohen, të hyn edhe kthimi i artefakteve arkeologjike, pasurisë arkeologjike të Kosovës nga institucionet e Serbisë, që janë marrë padrejtësisht. Dhe vlerësoj që pa një ndikim politikë dhe pa ndihmën e ndërkombëtarëve, ne do të kemi problem për t’i marrë, pavarësisht a është bërë kërkesa apo nuk është bërë. … Unë kërkoj dhe jap mendim që Ministria e Kulturës që është pjesë e qeverisë dhe qeveria të merret në bisedimet e ardhshme me faktorin ndërkombëtarë apo të qitet njëra prej pikave që artefaktet arkeologjike të Republikës së Kosovës, që është pasuri ekskluzive e jona e mbahet padrejtë atje, të kthehen”, tha Rexha.

Para dy viteve ish-drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci kishte dërguar kërkesën zyrtare në adresat e Muzeut Kombëtar dhe atij Etnologjik në Beograd dhe Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, që t’i kthejnë 1.247 artefakte që janë marrë nga lufta e fundit, në fund të viteve të 90-ta.

Ndaj kësaj kërkese ishte përgjigjur Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, duke thënë se të gjitha artefaktet që burojnë nga Kosova, janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të Serbisë.

Këtë gjë e pohon edhe drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Vjollca Aliu, thotë se pavarësisht kërkesave të deritanishme, nuk do të ndalen së kërkuari kthimin e eksponateve arkeologjik në vendin e tyre.

“Dua të rikujtoj dy kërkesa që kanë qenë të vitit të kaluar, nga ish drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, përmes dy shkresave zyrtare, po ato vazhdojnë të mbahen atje. Në numër janë 676 artefakte arkeologjike, dhe 571 etnologjike, të cilat një ditë duhet të kthehen në Kosovë sepse janë të Kosovës, janë të muzeut…. Unë personalisht si drejtuese e institucionit, nuk mund të them se mund të ndikohet ose mund të përshpejtohet, sepse nëse flasim kështu, atëherë, në bazë të afateve që kanë qenë më herët të përcaktuara, ato nuk janë respektuar. 13:35 Nuk e di nëse duhet të jetë, në vitin 2011-2012, kjo ka qenë pjesë e bisedimeve teknike, ka qenë e njohur si korniza për bisedime teknike, e them Muzeu Kombëtar i Kosovës nuk duhet të ndalet t’i kërkojë ato, sepse i takojnë këtij institucioni”, tha Aliu.

Nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes emailit theksojnë se po punohet vazhdimisht në këtë drejtim, ndërsa potencojnë se në llogarinë zyrtare të tyre në rrjetin social Twitter, kanë nisur një fushatë informimi, publikojnë artefaktet dhe përshkrimin e tyre, të shoqëruara edhe me fotografi.

“Ministri Çeku në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës ka themeluar komisionin shtetërorë për vlerësimin e dëmeve në trashëgiminë kulturore të Kosovës, që ka shkaktuar shteti i Serbisë gjatë luftës 1998-1999 dhe ky komision është duke përgatitur raportin e vlerësimit të këtij dëmi që Serbia ia ka borxh Kosovës. Po ashtu, në takimet e ministrit Çeku me aktorët relevantë të trashëgimisë e ngreh si çështje diskutimi këtë padrejtësi dhe veprim të paligjshëm që Serbia po e vazhdon ndaj Republikës së Kosovës dhe pasurive të saj të trashëgimisë kulturore. Serbia padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme po i mban këto thesare të trashëgimisë kulturore të Kosovës, dhe MKRS po punon me një qasje profesionale dhe përmes rrugëve politike, në bashkëpunim me partnerë dhe organizata të ndryshme, që të mundësoj kthimin sa më të shpejtë të këtyre artefakteve në vendin e tyre, saktësisht në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjet e MKRS-së.

Pavarësisht këtyre kërkesave, deri më tani, nga ky thesar i artefakteve, Kosovës i është kthyer vetëm një prej tyre. “Hyjnesha në Fron”, është një eksponat që daton nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit dhe e cila u gjet në vitin 1956 në lokalitetin “Tjerrtorja”, të Prishtinës

Related posts

Ofensiva tokësore e Ukrainës në Rusi, Garda Kombëtare përforcon centralin bërthamor në Kursk

admin

Osmani: Nëse nuk ndryshojmë kushtetutën, na ikë Shqipëria, mbesin me Kosovën dhe Bosnjën

admin

Kurti, serbëve të Kosovës: Obligimi ynë është t’i mbrojmë të drejtat tuaja nga veprimet diskriminuese

admin