Një qytetar ka raportuar në Polici se janë vjedhur dy vetura zyrtare në oborrin e qendrës së punësimit në Zveçan, raporton teve1.info
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 29 mars të këtij viti derisa është cilësuar si vjedhje e rëndë.
Veturat ishin donacion në këtë qendër.
“Zveçan / 29.03.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në oborrin e qendrës së punësimit, janë vjedhur dy vetura zyrtare te cilat ishin donacion për këtë qendër”, thuhet në njoftimin e Policisë.