RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Autobusi përplaset me një kamion, lëndohen 14 persona afër Novobërdës

autobusi-perplaset-me-nje-kamion,-lendohen-14-persona-afer-novoberdes

Një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti në Prekoc të Novobërdës.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, përcjell teve1.info.

Sipas PK-së, si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar 14 persona.

Derisa thuhet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të shoferit mbi drejtimin e autobusit.

Bëhet e ditur se të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësorë, teksa rasti procedohet në procedurë të rregullt.

“Një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit 14 persona kanë pësuar lëndime trupore . Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Related posts

Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe, nderojnë dëshmorët në Gllobar të Drenasit

Irfan Jahiu

Gaza, rritet në 25.295 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

admin

Bombardime intensive raportohen në Khan Younis të Gazës jugore

admin