RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Viktima pas përmbytjeve në Tajlandë dhe Australi, mijëra familje pa energji elektrike

viktima-pas-permbytjeve-ne-tajlande-dhe-australi,-mijera-familje-pa-energji-elektrike

Përmbytjet në Tajlandën Jugore kanë shkaktuar vdekjen e të paktën gjashtë personave dhe kanë prekur dhjetëra mijëra të tjerë, disa prej të cilëve u detyruan të linin shtëpitë e tyre, thanë sot autoritetet lokale.

Përmbytjet filluan më 22 dhjetor dhe më shumë se 70 000 familje u prekën në provincat e Satun, Songkhla, Pattani, Yala dhe Narathiwat, sipas autoriteteve rajonale.

”Gjashtë persona, përfshirë një 89-vjeçare dhe një foshnjë, u vranë në Narathiwat”, tha zëvendësguvernatori i provincës, Preecha Nualnoi.

Ndërkohë, një stuhi shkaktoi vdekjen e nëntë personave në bregun lindor të Australisë, njoftuan sot autoritetet, një rajon ku më shumë se 80 000 shtëpi mbeten pa energji elektrike.

Viktimat, përfshirë një vajzë nëntë vjeçare, ishin në provincat e Queensland dhe Victoria, të goditura që nga e hëna nga stuhitë dhe erërat e forta, duke shkaktuar rënie të pemëve dhe përmbytje.

”Një varkë me 11 persona në bord u përmbys afër Brisbane, duke shkaktuar vdekjen e tre burrave”, tha policia, e cila gjeti sot edhe trupin e tretë të pajetë.

Tetë anëtarët e tjerë të këtij ekuipazhi, të cilët ishin në mes të një udhëtimi peshkimi, u transportuan në spital.

”Këto 24 orët e fundit kanë qenë tragjike për shkak të motit”, u tha gazetarëve shefja e policisë së Queenslandit, Katarina Carroll. /atsh

Related posts

Reshjet e shumta, Byberi: Situatë emergjente në Tropojë

admin

Kërkohet qasje më e ashpër ndaj Vuçiq për shkak të Kosovës: Politikanë perëndimorë letër Blinkenit, Borellit dhe Cleverley’t

rezart morina

Turqia lufton me flakët e zjarreve në rajonin e goditur nga tërmeti

admin