RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Viktimat e Gazës padisin qeverinë gjermane për “mbështetje të gjenocidit kundër palestinezëve” ​

viktimat-e-gazes-padisin-qeverine-gjermane-per-“mbeshtetje-te-gjenocidit-kunder-palestinezeve”-​

Viktimat e sulmeve tashmë mbi katër mujore të Izraelit në Gaza po bëjnë një ankesë penale kundër zyrtarëve të lartë të qeverisë gjermane për mbështetjen e krimeve të luftës të Izraelit dhe “gjenocidit” kundër palestinezëve, raporton Anadolu.

“Ne po ngremë një padi penale kundër zyrtarëve të qeverisë gjermane për krimin e ndihmës dhe nxitjes së gjenocidit kundër popullit palestinez në Gaza, duke i ofruar Izraelit armë dhe duke lëshuar leje relevante eksporti”, thanë sot avokatët e viktimave të Gazës në një konferencë shtypi në Berlin.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius dhe ministri i Ekonomisë Robert Habeck akuzohen të gjithë për “bashkëfajësi në gjenocidin në Gaza” duke mbështetur ofensivën ushtarake të Izraelit dhe duke autorizuar eksportin e armëve për Izraelin në vlerë 326 milionë euro.

Nadija Samour, një nga avokatet që paraqiti padi penale tek prokurorët federalë në Karlsruhe të Gjermanisë jugperëndimore, tha: “Qeveritë tona në Evropë kanë detyrimin ligjor që të mos i ofrojnë Izraelit asnjë mbështetje në kryerjen e gjenocidit aktual kundër popullit palestinez në Gaza. Kjo duhet të ndalet dhe kjo është ajo që ne shpresojmë të arrijmë duke shkuar në gjykatë. Kjo padi u dërgon mesazh të qartë zyrtarëve gjermanë: nuk mund të vazhdoni të mbeteni bashkëpunëtorë të një krimi të tillë pa pasoja. Ne duam përgjegjësi”.

Samour tha se ligji gjerman kërkon një bazë për dyshimin fillestar për të filluar hetimet mbi një krim të mundshëm që kryhet.

“Vendimi i përkohshëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë tregoi qartë se ekziston një bazë e tillë për dyshimin fillestar kur bëhet fjalë për krimin e gjenocidit kundër popullit palestinez në Gaza”, theksoi ajo, duke iu referuar vendimit të 26 janarit që urdhëronte qeverinë e Izraelit të ndalojë gjenocidin, të veprojë dhe të marrë hapa për të siguruar që civilët në Gaza të marrin ndihmë humanitare.

Related posts

Kim Mehmeti: Maqedonia është shembull se si mund të ndërtojnë shtet aleancat e hajdutëve

rezart morina

Sveçla nga Mitrovica: S’po vërehet ndonjë tendencë për eskalim, Policia është e përgatitur për siguri

rezart morina

Zhvillimet e fundit të sigurisë, temë diskutimi ndërmjet Kurtit dhe komandantit të KFOR-it

admin