RTV AHIRETI
Shëndetësi

Virozat e stinës/ Fillon me bllokim hunde, sekrecione e pak dhimbje fyti. Mjekët tregojnë ç’duhet të bëni nëse fillojnë shqetësimet nga veshi

virozat-e-stines/-fillon-me-bllokim-hunde,-sekrecione-e-pak-dhimbje-fyti.-mjeket-tregojne-c’duhet-te-beni-nese-fillojne-shqetesimet-nga-veshi

Me shtimin e numrit të të prekurve nga virozat e dimrit, së fundmi shumë pacientë janë paraqitur tek mjeku me dhimbje veshi, simptomë kjo që shfaqet nga virozat që prekin traktin e sipërm respirator.

“Kohët e fundit kemi shtim të virozave dhe si rrjedhim edhe shtim të problemeve të veshit. Shtim i rasteve me dhimbje të e veshit vjen zi rezultat i virozave që prekin traktin e sipërm respirator, sepse ka një lidhje të drejtpërdrejtë të hundës me veshin dhe bllokimi i hundës sjell një mos ajrosje të veshit të mesit dhe më pas si rrjedhojë një infeksion të tij”, tha mjekja Evis Bendo për Top Channel.

Sipas ekspertëve, nëse do keni shqetësime nga veshi, duhet të vizitoheni tek mjeku, në mënyrë që mos të shfaqen komplikacione të tjera.

“Fillon si virozë e thjeshtë me bllokim hunde, sekrecione nga hundët mbase pak dhimbje fyti dhe normalisht mjekimi është simptomatik. Pastaj nëse fillon dhimbja e veshit pacienti duhet te drejtohet tek mjeku. Infeksionet e veshit ka raste që mund te kalojnë me kalimin e virozës pa mjekim specifik por edhe komplikacionet janë pjesë e historisë së sëmundjes nëse nuk mjekohet siç duhet. Do insistoja që në rast se fillon dhimbja e veshit pacienti të vizitohet”, shtoi mjekja.

Related posts

Bananja, fruti me mrekullira për shëndetin

admin

Nëse dëshironi mëlçi të shëndetshme, këto perime duhet t’i shtoni në dietën tuaj

admin

Këto janë ushqimet që largojnë yndyrën në gjak

admin