Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci deklaroi se në takimin me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, kanë diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë ushtarake.
Sipas tij, Kosova e Shqipëria po bashkëpunojnë në vazhdimësi për tu përballur me çdo rrezik e kërcënim.
Edhe homologu nga Shqipëria, Pirro Vengu theksoi se në këtë takim janë dakorduar për një sërë përparësish që kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve.
Ministri Vengu u pyet edhe nëse do të shtojnë trupat në Kosovë, për çka theksoi se kjo ka ndodhur në kuadër të aleancës dhe komandimit të përbashkët.
The post Vizita e Vengut në Kosovë, Maqedonci: Diskutuam për zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë ushtarake first appeared on Radio Televizioni Iliria.