Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndodhet në Ulqin së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Të dy ata janë parë të ulur në një tavolinë së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Kjo vizitë e Osmanit dhe Ramës zhvillohet me rastin e hapjes së sezonit kryesor turistik në Ulqin.
Së bashku me liderët e tri vendeve të Ballkanit Perëndimor është parë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Edi Rama.
Me rastin e hapjes së sezonit turistik në Ulqin, sonte do të mbajë koncert tenori i mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj.
Organizatorë të kësaj ngjarje të rëndësishëm janë Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike, Qendra për Kulturë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit e Malit të Zi.