Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka bërë thirrje për të tërhequr Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.
Von Cramon, ka thënë se mënyra e vetme për të zgjidhur situatën është dialogu dhe në mënyrë konstruktive.
Sipas saj, Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë me “manovrat në veri”.
“A është kjo formë e qeverisjes ‘së mirë’ që duam. Në vend të kësaj ne duhet të kemi më shumë masa për ndërtim të besimit. Dialogu brenda Kosovës është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo gjendje. U bëjë thirrje autoriteteve kosovare të mendojnë për të marrë masa për ndërtim të besimit. Si shembull tërheqja e forcave speciale të Policisë nga veriu e të ulen në tavolinë negocimit. Palët e përfshira të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura”, tha Von Cramon.
Gjatë konferencës është pyetur për sjelljen e Policisë së Kosovës në veri, kur ka thënë se “çfarë dreqin po bëni”.
Lidhur me këtë, ajo ka thënë se vetëm ka pyetur a mendojnë se është vërtetë e nevojshme të qëndrojnë aty.
Gjithashtu, Von Cramon i është përgjigjur edhe deklarimit të deputetit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi, se “mysafirët i presin në Prizren për qebapa”. Ajo ka thënë se ka qenë në Prizren disa herë dhe nga ngrënë qebapa e do të shkojë sërish. Ajo ka thënë se “mos u frikësoni e dua Prizrenin”