RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Von Cramon: Serbia t’i lirojë kosovarët, mos ta turpërojë veten

von-cramon:-serbia-t’i-liroje-kosovaret,-mos-ta-turperoje-veten

Eurodeputetja Viola von Cramon i ka bërë thirrje Serbisë që t’i lirojë menjëherë shtetasit e Kosovës nga pikëkalimet kufitare të Serbisë.

Qindra kosovarë po mbahen në zonat neutrale të pikëkalimeve kufitare të Serbisë me shtetet tjera.

Atyre u janë marrë dokumentet identifikuese e janë lënë në zonat neutrale qe më shumë se 15 orë.

“Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lirojë mbajtësit e pasaportave dhe letërnjoftimeve të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovc. Liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie”, ka shkruar ajo në Twitter.

Related posts

Teheran, policia ndërhyn ndaj studentëve që protestuan për vdekjen e Mahsa Aminit

admin

SHBA: Rusia po zgjeron arsenalin e saj bërthamor

admin

OKB-ja: Të gjitha shtetet anëtare duhet të respektojnë Kartën e OKB-së

admin6