RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Teheran, policia ndërhyn ndaj studentëve që protestuan për vdekjen e Mahsa Aminit

teheran,-policia-nderhyn-ndaj-studenteve-qe-protestuan-per-vdekjen-e-mahsa-aminit

Policia iraniane ndërhyri ndaj studentëve që dolën në kryeqytetin Teheran në protestat që po vazhdojnë pas vdekjes së Mahsa Aminit gjatë kohës në arrest policor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave iraniane, qindra studentë që zhvilluan protestë në San’at-i Sharif, një nga universitetet kryesore në Teheran, kërkuan lirimin e shokëve të tyre, të cilët u arrestuan gjatë incidenteve të fundit pas vdekjes së Aminit.

Pasi demonstruesit brohoritën parulla kundër regjimit, forcat e sigurisë që rrethonin universitetin ndërhynë ndaj turmës me gaz lotsjellës.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, vërehen të shtëna teksa studentët iknin nga ndërhyrja e policisë.

Ndërkohë, qytetarët e Teheranit që kanë dashur ta mbështesin protestën kanë formuar kolonë me automjetet e tyre në Bulevardin Azadi që çon drejt kampusit universitar, kurse studentët kanë vazhduar protestën edhe në rrugë dhe policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës.

Gjatë protestave janë arrestuar dhjetëra studentë, ndërsa Universiteti San’at-i Sharif ka pezulluar mësimet për një kohë.

Protestat në Iran

Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator, e cila u dërgua në spital në gjendje kome pasi u arrestua më 13 shtator nga patrullat e Irshadit të njohura si “Policia e moralit” në Teheran, shkaktoi zemërim të madh në mbarë Iranin.

Protestat që filluan pas ceremonisë mortore të Aminit më 17 shtator në qytetin e vendlindjes së saj Sakkiz, u përhapën më pas në shumë qytete të vendit.

Televizioni shtetëror i Iranit ka njoftuar se gjatë protest

Related posts

Putin i uron festën e Bajramit Princit të Kurorës të Arabisë Saudite, Bin Salman

rezart morina

Ministri i jashtëm iranian: Irani dhe Turqia hapën kapitull të ri të bashkëpunimit

admin6

Osmani në Tiranë: Jam e bindur që njohja e Kosovës do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës

rezart morina