Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen siguroi Italinë për solidaritetin dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian gjatë vizitës së saj në zonat e prekura nga përmbytjet shkatërruese.
“Unë jam këtu për të dërguar një mesazh të qartë: Evropa është me ju. Pas stuhive të forta, tha ai, detyra tani është të ndihmojmë rajonin e prekur të Emilia-Romagna të pastrohet”, theksoi ajo.
Nisur nga dëmet e mëdha që ka pësuar rajoni i Adriatikut, u fol edhe për mbështetje ekonomike. Në këtë kontekst, von der Leyen përmendi Fondin e Solidaritetit të BE-së, por edhe Fondin e Kohezionit.
”Ndihma e dhënë tashmë nga disa shtete të BE-së përmes ofrimit të stacioneve të pompimit ishte një shembull pozitiv i solidaritetit evropian”, theksoi ajo.
”Ishte e rëndësishme për von der Leyen të shihte me sytë e saj shtrirjen e përmbytjeve. Ne kemi nevojë për mbështetjen evropiane për Emilia-Romagna”, theksoi kryeministrja italiane Giorgia Meloni në konferencën e përbashkët për shtyp. /atsh