RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Voziti në gjendje të dehur, dënohet me 400 euro dhe i merret patentë shoferi për 9 muaj

voziti-ne-gjendje-te-dehur,-denohet-me-400-euro-dhe-i-merret-patente-shoferi-per-9-muaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën ka ndaluar një shofer në fshatin Rubovc të Kamenicës, i cili ishte duke vozitur veturën në gjendje të dehur.

Shoferit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 400 euro, si dhe masën e heqjes së patentë shoferit për 9 muaj.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë në pikët të kontrollit të automjeteve në fshatin Rubovc, komuna e Kamenicës ka ndalur një automjet me targa vendore me vozitës kosovar shqiptar. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mundë të jetë nën ndikim të alkoolit. Të njëjtit pasi që i është matur alkooli me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.02 pronila. Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej nëntë (9) muaj’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Related posts

Pendarovski për alarmet për bomba: “Të gjitha organet kompetente janë maksimalisht të angazhuara”

admin

Presidenti i Kroacisë: Kosova është një realitet, në të ardhmen do njihet nga gjithë vendet e BE

rezart morina

Në seancën e parë të Këshillit Ekonomik-Social do të diskutohet për pagën minimale 450 euro

RTI