RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasja e Liridona Ademajt, sot seanca e radhës e gjykimit

vrasja-e-liridona-ademajt,-sot-seanca-e-radhes-e-gjykimit

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në seancën e fundit Naim Murseli kishte kërkuar të komunikojë me djalin e tij, e po ashtu edhe me Behgjet Pacollin.

Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, tha se kërkesa për komunikim me Pacollin i refuzohet ngase është kategori e personave që nuk e lejon ligji,

“Keni parashtru kërkesë me komuniku me djalin. Kam kontaktu me autoritetet suedeze, jam në pritje të përgjigjes së tyre. Ndërsa, për kërkesën që e ke ba me komuniku me Behgjet Pacollin, me numër të telefonit të Zvicrës dhe me dhëndrin e juaj- ajo është kërkesë që nuk lejohet, sepse këtë kategori të personave nuk e lejon ligji”, ishte shprehur Dermaku.

Ndërkaq, sa i përket kërkesës për komunikim me fëmijët, tha se po presin përgjigje nga autoritetet suedeze.

Seanca e sotme nis nga ora 09:30.

Related posts

Zelenskyy kërkon naftë dizel nga vendet e Lindjes së Mesme në këmbim të ndihmës kundër raketave iraniane

Hevzi

Sot mbahet seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë

Muhamet Ramadani

Arsim i mesëm falas në Turqi për nxënësit nga Ballkani

admin