RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Vrasja e punonjësve të ndihmave në Gaza duhet të hetohet në mënyrë të pavarur dhe plotësisht”

“vrasja-e-punonjesve-te-ndihmave-ne-gaza-duhet-te-hetohet-ne-menyre-te-pavarur-dhe-plotesisht”

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, ka deklaruar se vrasja në Gaza e shtatë anëtarëve të organizatës bamirëse ‘World Central Kitchen’ (WCK) me bazë në SHBA “duhet të hetohet në mënyrë të pavarur dhe plotësisht”, transmeton Anadolu.

“Volker Turk dënon vrasjen e ekipit të WCK-së në Gaza. Ashtu si punëtorët e tjerë humanitarë, ata po kryenin punë urgjente për shpëtimin e jetës”, tha zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut në platformën sociale X.

Sipas zyrës, shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut i kërkoi Izraelit të respektojë dhe të mbrojë të gjithë punonjësit humanitarë.

“Ekipi i WCK-së po udhëtonte në një zonë pa konflikt me dy makina të blinduara të WCK-së dhe një automjet tjetër”, thuhet në deklaratë.

Pavarësisht koordinimit të lëvizjeve me ushtrinë izraelite, theksohet në njoftim, autokolona u godit teksa po dilte nga magazina e grupit në qytetin jugor Deir al-Balah, ku ekipi kishte shkarkuar mbi 100 tonë ndihma ushqimore humanitare të sjellë në Gaza përmes rrugës detare.

“Ky nuk është vetëm një sulm kundër WCK-së, ky është një sulm ndaj organizatave humanitare që shfaqen në situatat më të rënda ku ushqimi përdoret si armë lufte. Kjo është e pafalshme”, tha shefi i WCK-së, Erin Gore.

Shtatë punonjësit humanitar të vrarë ishin shtetas të Australisë, Polonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Palestinës, si dhe një shtetas i dyfishtë amerikano-kanadez.

Related posts

OKB: Mbi çerek miliard njerëz përballen me urinë

rezart morina

Hajnat tentojnë të vjedhin një bankomat në Vushtrri

admin

Lavrov thotë se Irani, Rusia, Siria dhe Turqia zhvilluan bisedime për takim të mundshëm

rezart morina